Gashi: Protesta në Prishtinë është opozitë e mirëfilltë ndaj Qeverisë

24 nëntor 2025 | 21:34

Analisti Dardan Gashi në Debat Plus, duke folur për bllokadën financiare mes nivelit qendror dhe atij lokal, përkatësisht Prishtinës, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur sot është opozitë e mirëfilltë, duke iu referuar protestës së Trafikut Urban dhe atij privat në kryeqytet.

“…diqysh duhet ky zani i protestës me u prezantu pak ma shumë se vetëm me deklarata në Facebook ose çfarë do, d.m.th. që një kryetar komune i zgjedhur me votë të lirë bashkë me kompanitë private dhe jo private publike që janë prek nga kjo bllokadë dalin bashkë me kryetarin Rama ku i shkojnë te dera kryeministrit dhe ministrit të cilët nuk kanë guxim me dalë.”

“Domethënë kjo ma së pari është një lëvizje shumë e rëndësishme opozitare me ballafaqu këtë qeveri pak më konkretisht se vetëm me deklarata nëpër media, qoftë në Kuvend”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë bërë përparim të konsiderueshëm në…