Gashi: Rekord i zi, Kurti bëhet kryeministri i parë që rrëzohet në votim në Kuvend

26 tetor 2025 | 21:16

Analisti politik, Astrit Gashi, për dështimin e seancës për zgjedhjen e Qeverisë së re, e ka cilësuar situatën si një “rekord të zi”.

“Rekord i zi si regjistër, në Kosovë deri sot askush nuk e ka vendosë vetën në votim për me ra, është kryeministri i parë i cili është rrëzuar në votim në Kuvend. Është negativ regjistër”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se marrëdhëniet e LVV-së me LDK-në nuk kanë pasur kurrë synim ndërtimin e një koalicioni.

“Me LDK-në kurrë nuk ka pasur synim me ndërtu koalicion për ata i ka dërgu letra. Lidhjes Demokratike të Kosovës Albin Kurti ka synim vetëm një gjë me ja bërë, mos me ia leju me iu kthy elektorati prej LVV-së te LDK ose me ja marrë disa që i ka ajo”, ka theksuar ai.

Sipas Gashit, zgjedhjet e ardhshme nuk do të sjellin ndryshime të mëdha: “Askush nuk do të fitojë më shumë se 1 për qind, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), i…