Gashi thotë se e vërteta për rënien e qeverisë Kurti do të dalë në pah gjatë fushatës

07 janar 2021 | 16:55

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë me dije se gjatë fushatës elektorale do të dalë e vërteta se pse ka rënë qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se së shpejti, heshtja do të merr fund, raporton “Epoka e re”.

“Shumë gjana kanë me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të ShBA-së! Së shpejti, heshtja merr fund!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 2 people, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia ka ndaluar shfaqjen publike të pishtarëve olimpikë dhe paraolimpikë…