Gashi: Zgjedhjet, mënyra më e drejt për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme

08 qershor 2025 | 10:36

Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se tani është koha për të dalë nga kriza dhe për përfaqësim të drejtë, e jo për monopole.

Pas dështimit të 28-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gashi tha se Kosova sot ndodhet në një bllokadë politike që buron nga një pabarazi e thellë, ku sipas tij njëra palë ka monopolin e propozimit e tjetra ka të drejtën legjitime të votës.

Sipas Gashit, nuk ka barazi, nuk ka kompromis por ka arrogancë.

Postimi i tij në “Facebook”:

Koha është për dalje nga kriza – jo për monopole, por për përfaqësim të drejtë.

Kosova sot ndodhet në një bllokadë politike që buron nga një pabarazi e thellë:
🔴 Njëra palë ka monopolin e propozimit
🔵 Tjetra ka të drejtën legjitime të votës

Por nuk ka barazi. Nuk ka kompromis. Ka vetëm arrogancë.

Partia që kontrollon propozimin për Kryetarin e Kuvendit, dëshiron ta realizojë qëllimin e saj pa asnjë kompromis politik.
Kjo është qasje përjashtuese, jo frymë demokratike.
Dhe kjo është e papranueshme për ne – dhe për çdo qytetar që beson në barazi politike.

Shprehja e Kryeministrit “Hajt, se këta dorëzohen…” nuk është as strategji, as vizion. Është përçmim. Dhe institucionet nuk mund të udhëhiqen me përçmim.

Si përfaqësues i qytetarëve, unë nuk mund të hesht.

Nuk jemi këtu për të nënshtruar njëri-tjetrin.
Jemi këtu për t’i shërbyer Kosovës.
Dhe për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë me përgjegjësi, integritet dhe vullnet të qartë për zgjidhje.

Kur arroganca bëhet rregull – qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor.

O do të ketë zgjidhje me marrëveshje të drejtë,
Ose le të flasë qytetari!

Zgjedhjet janë zgjidhja burimore në çdo demokraci.
Ato janë mënyra më e drejtë, më legjitime dhe më paqësore për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdorimi në rritje i mjeteve të inteligjencës artificiale i ka…