Gasperini pritet të emërohet trajner i Romës

29 maj 2025 | 15:40

Gian Piero Gasperini është trajneri i ri i Romës dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Drejtuesit e klubit italian ndodhen aktualisht në Firence në takim me trajnerin Gasperini. Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja pritet të finalizohet.

“Drejtuesit e AS Romës dhe Gian Piero Gasperini janë aktualisht në një takim për të finalizuar marrëveshjen”.

“Ai është në prag të emërimit si trajneri i ri i AS Romës, pas largimit nga Atalanta”, ka shkruar Romano.

Brenda javës pritet zyrtarizimi i marrëveshjes dhe Gasperini do ta drejtoj Romën. Trajneri italian do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Romën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës…