Gati 2 milionë për imazh, mbi 200 mijë Euro për shkelje – fushata Vetëvendosjes nën gjoba

02 maj 2025 | 19:27

Partitë politike kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shpenzimet e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit,  ka raportuar pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën 16.08.2024 e deri në ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt 2025, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kjo parti për këtë periudhë ka raportuar se ka shpenzuar gjithsej 1 milionë e 702 mijë e 36 euro e 55 cent, prej tyre për reklama, reprezentacione dhe konferenca, LVV ka shpenzuar 1 milionë e 182 mijë e 518 euro e 63 cent.

Por krahas marketingut të shtrenjtë, fushata e VV-së ka pasur edhe një kosto tjetër: 212 mijë e 500 euro gjoba të paguara për shkeljet gjatë fushatës, të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Të hyra nga buxheti i shtetit, LVV ka deklaruar 1 milion e 83 mijë e 691 euro e 98 cent.

Si donacione LVV ka raportuar për këtë periudhë 26 mijë e 801 euro e 76 cent.

Sipas këtij raportimi LVV ka shpenzuar 36 mijë e 969 euro e 66 cent për paga dhe kompensime.

Për transport kjo parti ka shpenzuar 199 mijë e 816 euro e 35 cent.

Në këtë raport mund të gjeni shpenzimet e Vetëvendosjes:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për…