
Gati e trefishoi shpejtësinë, gjobitet me 300 euro shoferi në Ferizaj
11 korrik 2025
| 16:13
Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h në Ferizaj.
Për këtë kundërvajtje, E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt thotë në njoftimin për media rreth këtij rasti se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të siguruar respektimin e ligjeve në komunikacion dhe rritjen e sigurisë në rrugë.