Gati marrëveshja, Luis Diaz do të jetë futbollist i Bayernit

27 korrik 2025 | 14:58

Luis Diaz do të jetë lojtari më i ri i Bayern Munichut.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari gjerman, Florian Plettenberg.

Diaz do t’i jap fund aventurës së tij trevjeçare e gjysmë te Liverpooli, ku i cili do të filloj kapitullin e tij të ri në Gjermani.

Siç ka njoftuar Plettenberg, marrëveshja është arritur mes të dy klubeve me kampionët gjermanë që do të paguajnë shifrën e 75 milionë eurove për kolumbianin.

28 vjeçari pritet që të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin, me vizitat mjekësore që pritet të zhvillohen gjatë javës së ardhshme.

Kolumbiani, ka 148 paraqitje me Liverpoolin që kur ju bashkua në vitin 2022 si dhe ka shënuar 41 gola dhe 23 asistime, ku ka arritur të fitojë 2 herë Carabao Cup, Community Shield, FA Cup si dhe Premierligën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një…