
Gati për bisedime me Rusinë, delegacioni ukrainas mbërrin në Stamboll
Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka konfirmuar se delegacioni ukrainas ka mbërritur në Stamboll për raundin e dytë të negociatave të drejtpërdrejta me Rusinë.
“Sapo kemi mbërritur në Stamboll. Takimi është planifikuar për këtë pasdite”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë, Heorhii Tykhyi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ukrinform.
Bisedimet zhvillohen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka miratuar përbërjen e delegacionit ukrainas, i cili sërish do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov. Umerov ka drejtuar gjithashtu edhe delegacionin gjatë raundit të mëparshëm të bisedimeve të mbajtura më 16 maj, po ashtu në Stamboll.
Kujtojmë se, nga bisedimet e para që zgjatën më pak se 2 orë, u arrit një marrëveshje për shkëmbimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë.
Ndërkohë, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme turke, negociatat e së hënës pritet të nisin në orën 13:00 dhe do të zhvillohen në Pallatin Ciragan në Stamboll.