Gati vaksina tjetër kundër Covidit, dhjetë herë më e lirë se “Pfizer”

16 nëntor 2020 | 08:10

Dhjetëra miliona vaksina të bëra nga britanikët kundër Covid-19 mund të mblidhen deri në dhjetor.

Drejtuesi i Universitetit të Oksfordit, i mbështetur nga “AstraZeneca”, profesor Andrew Pollard, thotë se ekipi është ‘optimist’ në lidhje me marrjen e vaksinës deri për Krishtlindje.

Akademiku thotë se anti-virali i tyre do të jetë dhjetë herë më i lirë se produkti i “Pfizer” i cili kërkon dy injeksione me disa javë larg dhe duhet të ruhet në -78C.

“Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim t’i shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë ‘AstraZeneca’ do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jofitimprurëse”, ka thënë ai.

Ai i tha “The Sun” se vaksina e tyre ruhet në “temperaturën e frigoriferit” dhe është shumë afër demonstrimit të “efikasitetit”, gjë që “Pfizer” provoi në versionin e saj të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i vjen nga kampi Al-Hol, nga i cili…