Gattuso jep sinjalin, Hysaj nuk lëviz nga Napoli

27 janar 2020 | 18:27

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysajt, e ka të ardhmen në skuadrën e Napolit, pasi trajneri Gennaro Gattuso dëshiron që shqiptari ta rinovojë kontratën. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i Hysajt, Maroi Giuffredi.

“Me Gattuson, Hysaj ka fituar besim dhe po shpreh veten e tij në nivelin e duhur. Ai tregoi se çfarë ishte në gjendje të bënte kundër mentorit të tij Maurizio Sarri. Gattuso ka dhënë pëlqimin për rinovimin e kontratës dhe për këtë çështje po diskutojmë aktualisht. Pritet që çdo gjë të zgjidhet në fund të shkurtit. Nëse ia dalim, rinovimi do të vijë, nëse jo, Hysaj do të shitet në qershor”, ka thënë Giuffredi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 229-të…