Gattuso: Jeta të merr diçka, por futbolli më ka dhënë shumë

19 qershor 2020 | 12:04

Gennaro Gattuso pas triumfit në Kupën e Italisë 2019/2020 ishte mjaft i emocionuar për faktin se ky trofe ishte i parë për të si trajner.

Trajneri italian ka thënë se beson se në futboll është një Zot, i cili ta kthen atë që të takon.

“Kur ndodh ajo që më ndodhi mua, jeta të merr diçka (motrën), por futbolli më ka dhënë shumë, ndoshta edhe më shumë nga sa i kam dhënë unë. Besoj se ka një Zot të futbollit, që kur punon shumë të kthen atë që të takon. Kam folur me djemtë, sepse kush bën këtë profesion duhet ta bëjë me respekt. Unë dua njerëz që të vënë pasionin në lojë, si kam bërë unë për shumë vjet”, ka thënë Gattuso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e…