
Gattuso mund të emërohet trajner i Torinos
Gennaro Gattuso mund të rikthehet në Serinë A. Ish-trajneri i Milanit ka mbyllur aventurën në Kroaci, aty ku drejtoi skuadrën e Hajduk Split, me të cilët u rendit në vendin e tretë në kampionat.
Nga Italia raportohet se Gattuso mund të marrë drejtimin e Torinos. Presidenti i këtyre të fundit, Urbano Cairo, po mendon të largojë tajnerin Paolo Vanoli. Te klubi “granata” nuk ndihen të lumtur me punën e bërë nga tekniku italian dhe duan të mbyllin bashkëpunimin. Gattuso është në krye të listës, si një dëshirë e madhe e presidentit Cairo.
47-vjeçari ka edhe një eksperiencë të mëparshme si trajner në Serinë A, ku ka drejtuar Milanin, por edhe Napolin. Gjithashtu, jashtë Italisë, ai ka qenë në stolin e ekipeve si Valencia në Spanjë dhe Marseille në Francë.