Gattuso: Tetë ditë të pabesueshme

09 shtator 2025 | 11:53

Dy ndeshje 6 pikë të plota. Italia me Gennaro Gattuson në stol është rikthyer të fitojë, për momentin kjo është gjëja më e rëndësishme, por sfida e fundit ndaj Izraelit nxori në pah një problem madhor, 4 gola të pësuar në një ndeshje të vetme janë shumë për përfaqësuese si Italia, historia e të cilëve është e lidhur ngushtë me një mbrojtje “bunker”.

Lajmi i shkëlqyer është fakti që reparti ofensivë po funksion në mënyrë të përkryer. 10 gola të shënuar në 2 ndeshje janë shifra fantastike. Thuajse të gjithë sulmuesit e Gattusos kanë gjetur rrugën e rrjetës, me Kean që është njeriu i momentit. “Itali e çmendur. Kean në një mbrëmje super, por mbrojtja është horror”, shkruan “La Gazzetta dello Sport” në faqen e parë. “Italia e ekzagjeron. Një 5-4 i pabesueshëm, Gattuso thyen edhe Izraelin”, ishte titulli kryesor i “Corriere dello Sport”. “Italia, gola dhe çmenduri. Ringho show”, shkruan “TuttoSport” në faqen e parë.

Si gjithnjë unik në reagimin e tij, edhe këtë herë, pas Izraelit, Gattuso foli ashtu siç di, me zemër: “Nuk ishim brilant, por qëndron, ishte vetëm ndeshja e dytë. Duhet të përmirësojmë, por e kapemi fort pas kësaj fitoreje e cila ishte thelbësore. Jemi të çmendur, pësuan gola absurd, jemi shumë të prekshëm. Gjithsesi, ekipi tregoi zemër dhe dëshirë për të reaguar. Këto kanë qenë 8 ditë të pabesueshme, falënderoj djemtë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të Forcës…