Gauthier Mankenda, ‘ylli i javës’ në Superligë

12 prill 2022 | 13:14

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “ylli i javës”.

Ky çmim për xhiron e 28-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të Prishtinës, Gauthier Mankenda.

Sulmuesi anësor i bardhekaltërve pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së tij kundër Malishevës, me rezultat 3:2. Ai përveç se shënoi golin e parë në ndeshje, në vazhdimësi u tregua i rrezikshëm për portën rivale dhe ishte mjaft kreativ në lojë.

Për Mankendan kjo është hera e parë që fiton çmimin “ylli i javës” në këtë edicion të garave. Pas fitores ndaj Malishevës skuadra e Prishtinës është stabilizuar në renditje në pozitën e pestë, me 38 pikë.

Çmimin “ylli i javës” për futbollistin e FC Prishtina e dorëzoi Besart Zogjani, line menaxher në BKT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është një histori…