Gavi rinovon me Barçën

14 shtator 2022 | 13:40

Një rinovim me shifra marramendëse vjen nga kampi i Barcelonës. Gavi do të luajë për Barçën të paktën deri më 30 qershor 2026. Pas shumë muajsh negociatash dhe pritjes për zgjidhjen e problemeve të “fair-play”, Barcelona njoftoi këtë të mërkurë se Gavi do të nënshkruajë rinovimin e kontratës.

Nënshkrimi zyrtar do të vijë këtë të enjte, në orën 18:00, në “Spotify Camp Nou”, në prani të publikut. Palët kishin arritur një marrëveshje korrikun e kaluar, por Gavi duhej të mbushte 18-vjeç (e festoi ditëlindjen më 5 gusht), pasi pa qenë në moshë madhore nuk mund të firmoste kontratë profesionale.

Largimi i Pjaniç në Emiratet e Bashkuara Arabe krijoi hapësira financiare për zyrtarizuar rinovimin e rënë dakord me Gavin. Me kontratën e tij të re, përveç se do të ketë një pagë më të lartë, Gavi do të hyjë në klubin e lojtarëve me klauzolë largimi 1 miliard euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për…