Gaza regjistron rastet e para me koronavirus

23 mars 2020 | 12:49

Dy rastet e para me koronavirus u konfirmuan në territorin palestinez të Gazës.

Të infektuarit janë dy burra, 79 dhe 63 vjeç, të cilët janë kthyer në fundjavë nga Pakistani, duke udhëtuar përmes Egjiptit.

Ata ndodhen tani në karantinë në qytetin Rafah.

Autoritetet thanë se secili që ka qenë në kontakt me ta, është vendosur po ashtu në izolim.

Duke folur nga Bregu Perëndimor të dielën, kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, i urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë dy javëve të ardhshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një…