Gazeta e madhe italiane me super vlerësim për paraqitjen e Ardon Jasharit te Milani

05 dhjetor 2025 | 16:44

“Më në fund Jashari: cilësi dhe substancë, pozitiv testi kundër Lazios!”.

Kështu fillon artikulli që “La Gazzetta dello Sport” i ka dedikuar paraqitjes së Ardon Jasharit me Milanin mbrëmë në Kupën e Italisë ndaj Lazios.

“Një ndeshje e mbushur me gjithçka: në fazën mbrojtëse dhe në atë të ndërtimit të lojës. Një fillim i ndrojtur, përpara se të shfaqej për atë që është: një mesfushor me talent që dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij te Milani.

Ta shikoje kaq të kthjellët dhe në formë ishte befasuese, një notë pozitive e një mbrëmjeje të hidhur në Romë.

Një lojtar i tillë është padyshim një burim i çmuar për kuqezinjtë: pa të dëmtuarin Fofana, Jashari mund të marrë minuta të tjera në Torino në kampionat, shkruan gazeta italiane.

Dhe me Loftus-Cheek në rolin e sulmuesit të dytë, në mes krijohen hapësira të reja. Ardoni mund t’i mbushë ato: kur gjendja fizike të jetë optimale dhe futja në skema të jetë e plotësuar, ai mund të bëhet një nga titullarët e mesfushës, ndoshta në një mesfushë me cilësi të lartë, me mjeshtërit e mëdhenj, Luka Modriq dhe Adrien Rabiot, për t’i bërë shoqëri dhe për ta udhëhequr Jasharin.

Në moshën 23-vjeçare, Jashari është më i riu në mesfushën e Milanit, ka një vit më pak se Ricci.

Një investim i fortë, i dëshmuar edhe nga 34 milionët e paguara te Brugge.

Milani po beson mbi talentin e tij, Ardoni kërkon të shpërblejë shpenzimin dhe besimin, me performancat e mira në fushë, përfundon shkrimi i “La Gazzetta dello Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka mirëpritur marrjen…