Gazeta turke: Vjosa Osmani u operua në Antali për t’i hequr kilogramët e tepërt

07 maj 2022 | 23:41

Një prej gazetave më të mëdha turke “Hurryiet”, ka shkruar se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas Hurryiet, Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, e cila pas operacionit gastroektomik, është kthyer në Kosovë.

Gazeta ka shkruar se nga fotografitë që janë shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, është vërejtur humbja e madhe e peshës së saj.

Sipas këtij artikulli, operacioni u krye nga anëtari i Fakultetit të Universitetit Akdeniz, Ajhan Mesci. Ai i bëri të njohura ndërhyrjet kirurgjikale laparoskopike duke kryer për herë të parë operacione të transplantit të fshikëzës së tëmthit, hernies, zorrëve të trasha, gjëndrës mbiveshkore dhe veshkave duke përdorur metodën laparoskopike me një vrimë (SILS), transmeton Gazeta Express.

Sipas sqarimit nga gazeta, operacioni të cilit i është nënshtruar presidentja, ndihmon përafërsisht në 80% të heqjes së kilogramëve. Si rezultat, sasia e konsumuar e ushqimit në mënyrë natyrale ulet, dhe pason humbja rapide e peshës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operacioni i nisur të enjten përfundoi sot. Kievi njoftoi se…