‘Gazetarë pa paga, demokraci pa zë’, protestojnë punëtorët e RTK-së
06 nëntor 2025
| 12:06
“Punëtorët e RTK-së, jo viktima të krizës”, “Gazetar pa pagë=demokraci pa zë”, “Kërkojmë dinjitet, jo mëshirë”, “RTK nuk hesht edhe në errësirë”.
Këto ishin disa nga parullat e punëtorëve të RTK-së që janë prezantuar në protestën që është mbajtur të enjten në Prishtinë.
Përfaqësuesi i sindikatës, Gëzim Bimbashi u ka bërë thirrje, Kuvendit, Qeverisë dhe menaxhmentit të RTK-së që të reflektojnë, e në rast se nuk bëhet kjo atëherë ata kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme, duke paralajmëruar edhe se ajo mund të përshkallëzohet.
Ai teksa ka bërë disa pyetje, ka theksuar se RTK-ja do të mbrohet dhe nuk do të lejohet të shkelet dinjiteti i punëtorëve.



