Gazetares Alketa Gashi-Fazliu i ndahet Çmimi Ndërkombëtar për Gazetari Etike në Romë
Në Ministrinë e Kulturës në Romë, në prezencën e shumë gazetarëve të mëdhenj të medias, përfaqësues institucionesh dhe senatorë, gazetares Alketa Gashi-Fazliu i është ndarë Çmimi Ndërkombëtar për Gazetari Etike në Romë.
Ky çmim i është ndarë me motivacionin: ÇMIMI NDËRKOMBËTAR I GAZETARISË ETIKE
Të japësh dritë së vërtetës do të thotë t’i japësh zë lirisë
Alketa Gashi Fazliu
Për profesionalizmin, besueshmërinë dhe përkushtimin me të cilin ushtron rolin e gazetares dhe prezantuese së edicionit informativ të RTK-së së Kosovës, duke përfaqësuar një pikë referimi autoritative për informimin publik. Dallohet për qartësinë në paraqitje, balancën narrative dhe vëmendjen e vazhdueshme ndaj saktësisë së burimeve, duke kontribuar në një komunikim të përgjegjshëm dhe të kuptueshëm edhe në kontekste më komplekse.
Puna e saj forcon vlerën e shërbimit publik radioteleviziv dhe rolin e gazetarisë si një instrument thelbësor për transparencë, besim dhe kohezion demokratik.
Romë, 24 Shkurt 2026
Presidentja e Shoqatës VerbumlandiArt APS
Regina Resta
Presidentja e Çmimit
Incoronata Boccia”.
Alketa Gashi-Fazliu këtë çmim e ka vlerësuar si një nga ditët me të mira të jetës së saj.



