Gazetarët pakistanezë protestojnë kundër censurës

16 korrik 2019 | 15:57

Gazetarët në Pakistan kanë organizuar protesta anembanë vendit, për të denoncuar censurën nga shërbimet e fuqishme të ushtrisë dhe sigurimit të vendit, pushimet nga puna për shkak të shkurtimeve buxhetore, dhe vonesave mujore të pagave të tyre.

Protestat drejtohen nga Unioni Federal i Gazetarëve të Pakistanit për të luftuar, siç është thënë, “censurën e pashembullt”.

Afzal Butt, kryetar i Unionit, ka thënë se tubimet janë vetëm fillimi i një lëvizje protestuese.

“Nga sot, ne kemi nisur një lëvizje për të drejtat e gazetarëve. Rreth 5 000 gazetarë kanë humbur punën e tyre në tetë muajt e fundit dhe ne besojmë se kjo është një vazhdim i censurës”, ka thënë ai, raporton “rel”.

Organizata “Reporterët pa kufij”, javën e kaluar, dënoi një vendim të Pakistanit për të pezulluar nga rrjeti kabllor, tre kanale televizive, për shkak të transmetimit të një konference shtypi të opozitës.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) pati thënë në një raport se klima për lirinë e shtypit në Pakistan po përkeqësohej, pasi ushtria e vendit “në heshtje, por në mënyrë efektive” kufizon raportimin nëpërmjet “kërcënimeve” dhe mjeteve të tjera.

Pakistani renditet në vendin e 142 nga 180 vende të listuara në Indeksin e Lirisë Botërore të Shtypit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kujtim Kerveshi, avokat i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit…