Gazetari Astrit Gashi u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: Dilni dhe votoni!

19 tetor 2025 | 08:41

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë.

Gazetari kosovar Astrit Gashi, i cili po përcjell nga afër këtë proces, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin e të votojnë.

“Zgjohu  Dardani! Sepse kush fle sot, nesër nuk ka të drejtë të ankohet. Dil dhe përdore votën tënde, mos ia lër të tjerëve të vendosin për jetën tënde. Ai që zgjohet bashkë me diellin, i shkon dita mbarë. Mos e lër votën në shtëpi! Vota është zëri yt, dinjiteti yt dhe e vetmja forcë që bënë që zëri yt të këtë vlerë”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sot do të vendosin për…