
Gazetari Dukagjin Rudari, kandidat për asamblenë komunale të Prishtinës
Dukagjin Rudari, emër i njohur i gazetarisë sportive, i është futur garës për asamblenë komunale të Prishtinës. Ai garon me numrin 38 në listën zgjedhore të Lidhjes për Prishtinën, të udhëhequr nga Fehmi Kupina.
Kupina këtë listë e ka quajtur “lista fituese e Lidhjes së Prishtinës”. Sipas tij, bëhet fjalë për një listë të mbushur me profesionalizëm, përvojë dhe shërbim ndaj komunitetit, ku mbizotërojnë uniteti dhe harmonia. Ai ka theksuar se renditja e kandidatëve është bërë përmes shortit, me qëllim të trajtimit të barabartë të të gjithëve.
Kupina ka prezantuar edhe kandidatin për asamble komunale, Dukagjin Rudarin për të cilin ka thënë se “është një gazetar i njohur për publikun me mbi 15 vite përvojë në media. Ai ka punuar në sektore të ndryshme në televizionet e radiot më të mira të kohës.
Autor, producent e prezantues i emisioneve më në zë sportive, duke prodhuar debat cilësor e informim të saktë për publikun. Autor dokumentarësh dhe pjesë e shoqërisë civile për një kohë të gjatë.
Me këtë përvojë unike, Dukagjini përmbush kuadrin e ekspertëve të fushave të ndryshme të Lidhjes së Prishtinës dhe të Kuvendit Komunal të ardhshëm të Prishtinës”,.
#lidhjaeprishtines #prishtina