Gazetari Halitaj: Abrahamsi pranoi se është mbështetur vetëm në propagandën e Serbisë

07 shtator 2023 | 14:14

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon edhe sot dëshminë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Ëatch”.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka gjetur se raporti i hartuar nga Abrahams ka cituar Fondin për të Drejtën Humanitare. E Fondi sipas tij, i kishte marrë burimet nga mediat serbe.

Gazetari Agron Halitaj ka shkruar në “Facebook” se secili raportues, në cilëndo organizatë, si dhe secili gazetar, duhet ta kenë parasysh se nëse shkruajnë pa u mbështetur në fakte, vjen dita kur dikush profesionalisht i sfidon dhe ua rrënon autoritetin që kanë fituar gjatë gjithë karrierës.

Sipas tij, kjo i ndodhi Fred Abrahamsit, raportuesit të njohur të një organizate shumë kredibile, siç është Human Rights Ëatch, i cili u shtrëngua ta pranoj se ka gabuar që e ka ngarkuar UÇK-në për një krim lufte duke u mbështetur vetëm në pretendimet dhe propagandën e Serbisë.

“Intervistimi i Abrahamsit, nga Ben Emmersoni në Gjykatën Speciale në Hagë, duhet të merret si shembull shtesë në studimet për gazetari, kudo nëpër botë, se asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet shkruar apo deklaruar diçka që dikë e rëndon me akuzat për vrasje, kriminalitet, korrupsion, dhunë, imoralitetet, apo çfarëdo qoftë tjetër, nëse së pari nuk e mbështet në fakte dhe, së dyti, nëse faktet nuk i ke të verifikuara”, ka shkruar Halitaj.

Ai ka shtuar se nuk bën ta ngarkosh askënd me veprat apo fajet që s’i ka bërë – duke u mbështetur në pretendime të gabuara – e pastaj të kthehesh e ta pranosh se është dashur të shkruash ndryshe.

“Kur zihesh ngushtë, ti edhe mund të përpiqesh të shfajësohesh, por tjetri për të cilin ke raportuar veçse i ka bartur pasojat apo është duke i bartur ato. Asnjëherë nuk duhet të bëhet kompromis me të vërtetën, por, gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë … dhe gjithmonë duhet të kërkohet saktësia në raportim”, ka shkruar Halitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koha e njerëzve të shpellave ka kaluar prej kohësh, por…