
Gazetari i “FOX News” e quan Thaçin zotëri dhe patriot: Luftoi me Serbinë që të mbrojë popullin e tij
Gazetari i njohur amerikan i “FOX News”, Geraldo Rivera, ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Gazetari i njohur amerikan Geraldo Rivera, ka thurur lavde për ish-presidentin Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. “Nuk i di specifikat e akuzave të Hashim Thaçit. Por pasi e kam takuar gjatë ditëve të zymta të agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Unë vetëm mund të them se ai ishte një zotëri dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh, vdekjeprurës. Shumë shqiptarë të Kosovës vdiqën në ato luftime”, ka shkruar Rivera “Twitter”.
Don’t know specifics of charges vs #HashimThaci But having met him during bleak days of #Serbian aggression vs tiny #Kosovo I can only say he was a gentleman & patriot fighting to protect his people against a far larger, deadly foe. Many Kosovar Albanians died in that fighting.
— Geraldo Rivera (@GeraldoRivera) November 6, 2020