Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vdekjen e udhëheqësit suprem

01 mars 2026 | 08:18

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se shihet një folës në televizionin iranian i cili u shfaq për të dhënë lajmin e vrasjes së Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Dhe siç shihet në pamjet e publikuara, ai shpërtheu në lot ndërsa lexonte deklaratën.

Irani konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij të dielën herët sipas kohës lokale, një ditë pasi filluan sulmet amerikane dhe izraelite në këtë vend.

Në këtë drejtim, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Irani ka shpallur 40 ditë zie pas vdekjes së Khameneit.

Siç u raportua më herët, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Khamenei u vra “në zyrën e tij në shtëpinë e udhëheqësit” ndërsa “kryente detyrat e tij” në kohën e sulmit herët të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Dhe pas konfirmimit të vdekjes së tij, autoritetet shtetërore të Iranit kanë nxituar të zotohen për hakmarrje.

Qeveria iraniane tha në një deklaratë se “ky krim i madh nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe do të kthejë një faqe të re në historinë e botës islamike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvajti ka anuluar faljet e Taravisë – namazet vullnetare që…