Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull skandaloz të Dimal Bashës, pretendonte se UÇK-ja u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 gusht 2025 | 16:51

Gazetari Besnik Krasniqi, ka publikuar një artikull të publikuar në 2012, ku tani kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha “po dezinformonte botën” duke thënë se fondet për UÇK-në vinin nga trafikantë droge.

Në artikull thuhet se mbështetja nga trafikantët e drogës nuk kufizohej vetëm në para, por se, sipas artikullit të Bashës, ata dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së.

“Rekrutimi i ish-të burgosurve, banditëve patriotë dhe kriminelëve të karrierës në luftën kundër armiqve të shtetit ishte gjithashtu i zakonshëm gjatë luftërave jugosllave. Ka pasur akuza të shumta nga agjencitë perëndimore të zbatimit të ligjit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë ngritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë shqiptarë etnikë brenda dhe jashtë Kosovës. Ngjashëm me rastin e Bosnjë-Hercegovinës, që qeveria në hije e Kosovës të funksiononte dhe UÇK-ja të armatosej, nevojiteshin shuma të mëdha parash. UÇK-ja nuk mbështetej zyrtarisht nga asnjë shtet, kështu që duhej të mbështetej në burime të tjera alternative financimi (Raufer, 2003; Lewis, 2011; Lowen, 2011). Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe ShBA-në. Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së. Ndërsa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet, ka raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqimisht një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së (Jonsson, 2013)”, është thënë mes tjerash në artikull.

Ndërsa Krasniqi ka thënë se “ky pamflet propagande kundër UÇK-së”, do të duhej të shërbente që menjëherë të iniciohej shkarkimi i Bashës.

‘‘Bizare çka më lexuan sytë. Një ‘studim’ i kryeparlamentarit Dimal Basha, i publikuar në 2012-n, po e dezinformon botën se UÇK-ja është ngritë me ndihmën e kriminelëve dhe banditëve shqiptarë e të huaj, se UÇK-në na e paskan financu bandat kriminale e trafikantët e drogës dhe se diaspora është detyruar të japë para për UÇK-në, nën kërcënimin e bandave të krimit. Ky pamflet propagande kundër UÇK-së, do të duhej të shërbente që menjëherë të iniciohej shkarkimi i tij, e në të kundërtën të bojkotohej puna e Kuvendit për aq kohë sa Basha është në krye të këtij institucioni. Linkun me përmbajtjen e pamfletit denigrues për UÇK-në e gjeni në koment”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni: KËTU

https://journals.openedition.org/etudescaribeennes/5871

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,…