Gazetari kroat “tërbon” serbët duke bërë shqiponjën: Rroftë Kosova e pavarur!

23 qershor 2021 | 12:46

Gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën dhe prezantuar shishen e rakisë “Skënderbeu”. Në këtë formë ai ka përshëndetur  serbët, për të cilët thotë se e kërcënuan ditët e fundit.

“Përshëndetje të mëdha të gjithë serbëve që më kërcënuan këto ditë. Rroftë shteti i pavarur i Kosovës! Rroftë heronjtë e UÇK-së!

Ekstremistët e Serbisë së Madhe u shqetësuan seriozisht nga mbështetja ime për opozitën patriotike në Malin e Zi … me një gotë Skënderbeu për nder të të gjithë shqiptarëve trima që dhanë jetën për të mbrojtur Vukovarin, Kroacinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mjek nga Mitrovica është befasuar pas vizitës që atij…