Gazetari Lumi: Leon Avdullahu, Kosova të thërret!

21 gusht 2025 | 00:55

Gazetari sportiv, Alban Lumi i ka bërë thirrje futbollistit shqiptar që të pranoj ftesën e Kosovës për të qenë pjesë e përfaqësueses së futbollit.

“Leon, gjaku yt, rrënjët e tua dhe zemra e këtij populli janë me ty. Dardanët mezi presin të të shohin në fanellën e Kosovës, duke luftuar për flamurin tonë në ndeshjen e madhe kundër Zvicrës, më 5 shtator në Basel”, ka shkrur Lumi në llogarinë e vet.

Postimi i plotë i tij:

“Leon Avdullahu ftohet nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë të vlefshme për eliminatoret e botërorit 2026!

Aktualisht ai po kërkohet edhe nga Zvicra!!! Por Leon; Gjaku yt, rrënjët e tua dhe zemra e këtij populli janë me ty.

Dardanët mezi presin të të shohin në fanellën e Kosovës, duke luftuar për flamurin tonë në ndeshjen e madhe kundër Zvicrës, më 5 shtator në Basel.

Kjo është më shumë se futboll – është krenari, është dashuri për vendin, është histori që shkruhet me djersën dhe talentin tënd.

Zgjedh Kosovën, sepse Kosova je ti!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u…