Gazetari qan derisa rrëfen për sulmin që u ndodhi në Leposaviq nga serbët

21 qershor 2023 | 12:33

Gazetari Pleurat Salihu, ka qarë derisa ishte duke treguar për sulmin që i është bërë ndaj gazetarëve shqiptarë të Kosovës të premten e javës së kaluar në Leposaviq.

Ai ishte në mesin e gazetarëve të ftuar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për seancë dëgjimore.

Salihu ka thënë se të gjithë gazetarët dhe kameramanët ishin të rrezikuar të premten kur ministri i Administrimi të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e kishte  vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

“Nga ato çfarë kam dëgjuar dhe parë unë çdo gjë ka qenë e planifikuar ndaj neve për të na sulmuar”.

“Kemi qëndruar me një çadër. Na kanë larguar dhe na kanë lënë në shi. Më pas na kanë gjuajtur me gurë, tre herë ma kanë goditur krahun, pos meje edhe kolegët e medieve të tjera”.

“Kemi vrapuar dhe na kanë ndihmuar forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës”, ka thënë Salihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Epoka e re” Në qendrën e qytezës shqiptare të Malit…