Gazetari spanjoll: Jeta ime ndryshoi pasi e pashë live Vedat Muriqin

29 tetor 2022 | 11:39

Vedat Muriqi mbrëmë shënoi sërish për Mallorcan në La Liga, por ekipi i tij nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 ndaj Espanyolit.

Edhe njëherë tjetër, sulmuesi kosovar tregoi kualitetin e tij, duke u regjistruar në listën e golashënuesve.

Gjithsej këtë edicion, Muriqi ka realizuar gjashtë gola në 10 paraqitjet në elitën e futbollit spanjoll.

E paraqitja e mbrëmshme i la përshtypje të mëdha gazetarit spanjoll, Rafael Escrig.

“Jeta ime ka ndryshuar pasi e pashë live Vedat Muriqin”, shkroi ai në Twitter. Lewandowski është në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve me gjashtë gola, aq sa kanë edhe pozitat pesë dhe katër. Listës i prin sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Marina Mbretërore britanike…