Gazetarja e BBC-së po zhvillonte intervistë kur ndodhi shpërthimi në Bejrut (Video)

06 gusht 2020 | 21:59

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Bejrut të Libanit. Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke u zhvilluar hetimet, e deri më tani kanë humbur jetën të paktën 150 persona dhe mbi 5 mijë tjerë janë lënduar.

Një pjesë e qytetit është shkatërruar plotësisht e porti detar është bërë “rrafsh me tokë”, ku ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të personave të mbijetuar që mund të kenë ngecur nën rrënoja.

Nga kjo ngjarje u shokua e tërë bota, e pamjet e këtij momenti rrëqethës po vazhdojnë të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. Një e tillë është edhe e gazetares së BBC-së, Maryem Taoumi, të cilës shpërthimi në Bejrut ia ndërpreu intervistën.

Ajo po zhvillonte një interviste me video kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm, madje kamera e gazetares ra në tokë dhe ajo dëgjohej në prapavijë duke bërtitur e kapluar nga frika.

Mediat botërore raportojnë se fuqia e shpërthimit e ka përplasur për tokë gazetaren, e cila megjithatë ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër faktit se nga pandemia Covid-19, që nga fillimi i…