Gazmend Syla: Nga Kuvendi do të mundohem që kategoritë e lirisë të gëzojnë respekt

10 tetor 2019 | 13:57

Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, për herë të parë i ka hyrë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor.

Syla ka garuar nën siglën e koalicionit AAK-PSD dhe ka qenë i renditur me numrin 56.

Syla në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se ka marrë rreth 8 mijë vota dhe me këto vota nga kjo listë pritet të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i Sylës:

I falënderoj nga zemra të gjithë ata që më votuan në këto zgjedhje dhe të gjithë ata që besuan në koalicionin 100 për qind Kosovë. Të dhënat e mbledhura nga terreni deri më tani flasin në favor për t’u bërë deputet. Janë dikund rreth 8 mijë vota për mua, ndërsa unë me përulësi kam po kaq falënderime.

Sidoqoftë, edhe në Kuvend edhe jashtë tij, edhe si deputet ose jo, do të mbetem njëri prej jush, i zotuar se kategoritë e lirisë do të kenë pozitë më të mirë, i zotuar se secili qytetar i Kosovës do të jetoj më me dinjitet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë…