‘Gazzetta dello Sport’: Zhegrova pritet të startojë për Juventusin nesër

26 shtator 2025 | 11:38

iç raporton edicioni i sotëm i gazetës së njohur italiane, “Gazzetta dello Sport”, ndër opsionet që po shqyrtohen është edhe aktivizimi nga minuta e parë i Edon Zhegrovës për Juventusin.

“Zonja e Vjetër” del në fushë të shtunën nga ora 18:00 kundër Atalantës, në kuadër të javës së pestë.

Futbollisti kosovar deri tani ka luajtur vetëm shtatë minuta në Veronë dhe mund të luajë në dyshe me Jonathan David, duke riformuar dyshen që paraqiteshin deri në vitin e kaluar me ekipin francez, Lille.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergio Busquets, një nga mesfushorët më të mirë në historinë…