Geci: Nuk zbres nga treni i Amerikës e të hip në trenin për Moskë

27 mars 2020 | 11:13

Përplasjet ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovë dhe Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë edhe pas ndarjes së tyre. LDK-ka po vazhdon t’i mbrojë qëndrimet e veta se lidhjet dhe relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të humben asnjëherë.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, në “Facebook” ka komentuar sërish zhvillimet politike në vend.

Geci, duke komentuar zhvillimet politike, ka lënë të nënkuptohet se në çdo rast Kosova duhet të pozicionohet krah ShBA-së e jo krah Rusisë. “Në trenin që shkon për Uashington D. C. mund te ketë edhe armiq të mi, por unë nuk mund të zbres dhe të hip në trenin që është duke shkuar për në Moskë” shkruan Geci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrin Haki Abazi duket se nuk e ka bindur deklarata…