Gegë Lleshi emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes
02 mars 2026
| 15:03
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Gegë Lleshi në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Mbrojtjes. Kryeministri Kurti e uroi z. Gegë Lleshi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja. Kujtojmë që Gegë Lleshi ka qenë pjesëtar i UÇK-së së bashku me gjithë familjen e tij.



