Genc Nuza, gjyqtar kryesor në Lausanne – Breidablik

30 shtator 2025 | 12:10

UEFA vazhdon t’iu besojë gjyqtarëve nga Kosova në garat evropiane.

Genc Nuza, një nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë, do ta ndajë drejtësinë në fazën e Ligës së Konferencës, duke drejtuar ndeshjen Lausanne – Breidablik që zhvillohet në Zvicër.

Prishtinasi do të ketë pranë tij një ekip të plotë gjyqtarësh kosovarë.

Asistentë do të jenë Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt është Erdall Zasella. Në VAR dhe AVAR do të jenë Darsan Qaka dhe Visar Kastrati, duke garantuar drejtësi maksimale gjatë gjithë ndeshjes.

Takimi mes Lausanne dhe Breidablik zhvillohet të enjten, duke filluar nga ora 18:45.

Prania e gjyqtarëve kosovarë në këto gara tregon se gjyqtarët e vendit po fitojnë gjithnjë e më shumë besim dhe respekt në arenën evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje…