Genc Prelvukaj lartëson Marigonën e Suharekës

10 tetor 2025 | 23:27

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj, i ka dhënë mbështetje kandidates për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e PDK-së, Marigona Haqif Kadriaj.

Në një postim në “Facebook”, Prelvukaj ka shkruar: “Marigona Kadriaj është vajzë me shumë edukatë, e formuar mirë dhe me shumë perspektivë, e cila vazhdon studimet për administrim biznesi. Është pjesë e strukturave të PDK-së në Suharekë dhe në procesin elektoral të së dielës kërkon votën tuaj për Kuvend Komunal. Në raport me historinë, këtë herë është e kundërta: flamurin e kishte qendisur me veprën e tij prej heroi i ati i saj, Haqif Kadriaj, për ta mbajtur e valëvitur më pas Marigona në qiellin e lirë të Kosovës.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Macron i befason të gjithë: Riemëron Lecornu si kryeministër të…