Genc Prelvukaj reagon ashpër për dy shoferët e Lamborghini-t dhe BMW-së

21 korrik 2021 | 16:03

“Rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me dy kosovarët që u gjobitën me rreth 2 mijë euro në Shqipëri.

Dy shoferët kosovarë me rezidencë në Zvicër po ecnin me shpejtësi të madhe me makinat e tyre luksoze. Kur atyre iu bë shenjë nga policia shqiptare që të ndalonin, nuk iu bindën urdhrit.

Ata u ndaluan në qytetin e Vlorës nga punonjës të tjerë policie dhe u gjobitën 168 mijë lekë drejtuesi i “Lamborghini”-t dhe 120 mijë lekë drejtuesi i BMW-së.

Ndërkohë përmes një postimi në “Facebook”, Prelvukaj shprehet se këta shoferë duhet që t’i nënshtrohen testeve mjekësore për t’u përcaktuar nëse janë normalë apo jo.

“Rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të

Ai tha se ironia është se shoferët nga Zvicra atje i nënshtrohen rregullave në përputhje me ligjin atje ndërsa këtu nuk kanë turp fare. Këngëtari i njohur shtoi se nëse ata do të provonin të vozitnin kështu  në Serbi apo Mal të Zi do të përfundonim ndryshe.

Postimi i Gencit pa ndërprerje:

Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontrollë mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak.

I japin makinave (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar në kontroll. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë”, u shpreh këngëtari.

“Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojne ti japin makinës atje në kete menyre dhe te ikin nga kontrolli i policisë!

Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijet, gratë e burrat e gjakut të tyre.

“Rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të

“Rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leon Goretzka është kthyer në një çështje te Bayern Munchen.…