
Genc Prelvukaj tregon pse duhet të votohet Arsim Jashari për asamblist në Lipjan
09 tetor 2025
| 01:07
“Arsim Jashari është një prej njerëzve më të mirë, më korrekt dhe më të përgaditur që ka struktura e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbarë komunën e Lipjanit. Përveç se është i artikuluar, dinamik në punë dhe besnik ndaj detyrave që merr përsipër, ai është mik i mirë dhe modest çdoherë. Dashurinë e pastër ndaj vendit e ka shprehur shumë herët, kur në moshë tejet të re, me pushkë në dorë dhe ëmblemë të UÇK-së, është rreshtuar krah shokëve tjerë në luftën për çlirim. Ditën e diel, Arsim Jasharin e keni në fletë të votimit, për kuvendin komunal të Lipjanit”, ka shkruar në “Facebook” Genc Prelvukaj.