
Genoa interesohet për Muçin
25 shtator 2025
| 14:13
Ernest Muçi ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të paraqitet në Serie A të Italisë.
Është bërë me dije se është skuadra e Genoas që ka shprehur interesim për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë.
23-vjeçari është huazuar te Trabzonspori nga Beshiktashi, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Muçi ka marrë kritika për paraqitjet e tij te Tranzonspori dhe sipas të gjitha gjasave kjo skuadër nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij.
Te Genoa po e shohin Muçin si përforcim të duhur për sulmin dhe pritet që vitin e ardhshëm të bëjnë ofertë zyrtare për kartonin e tij. Para Beshiktashit, Muçi ka luajtur edhe në Poloni te Legia e Varshavës kurse me Shqipërinë ka 16 paraqitje dhe 3 gola të shënuar.