
Genoa interesohet për Rashicën
25 qershor 2025
| 15:51
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të largohet nga Beshiktashi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Klubi turk për shërbimet e Rashicës kërkon 10 milionë euro, kurse interesim për shërbimet e tij ka treguar Genoa.
28-vjeçari është prej vitit 2023 pjesë e Beshiktashit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa sezonin e fundit, ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat.