
‘Gent Cakaj nderi i Preshevës dhe gjithë Luginës’
29 nëntor 2020
| 16:56
Në Luginën e Preshevës janë vendosur billobordë në nderim të ministrit në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Në disa pjesë të Preshevës janë parë billbordët me imazhin e Cakajt, e për këtë ai ka thënë se ndjehet tejet falënderues.
Ndryshe, ky veprim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës vjen edhe pas refuzimit e Serbisë, pasi qeveria serbe refuzoi Kuvendin Komunal të Bujanocit që Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi”.
“Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin e punës së përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime. Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.