Gent Cakaj rrëfehet për periudhën e luftës në Kosovë

23 prill 2019 | 23:02

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në emisionin “Opinion” me Blend Fevziut në Klan TV ka thënë se angazhimet e tij në politikë i ka nisur qysh në moshën 14 vjeçare.

Ministri shqiptar thotë se në atë moshë ka publikuar shkrime politike, si dhe ka marrë pjesë në disa protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë jam 28 vjeçar, por me përvojë politike kam 14 vite. Angazhimet në politikë i kam qysh nga shkolla mesme, dhe i takoj një gjenerate paradoksale politike, që përfshin fillimin e publikimit të shkrimeve politike. Si 14 vjeçar kam publikuar shkrime të ndryshme politike nëpër gazeta ditore në Kosovë. Ato ende janë të disponueshme dhe i ruaj. Aktivizimin politik e kam filluar nëpër protesta si pjesë e LVV-së. Nuk është që kam dhënë kontribut substancial në atë moshë, por ka qenë pasion i madh me u merr me politikë. Politikën nuk e kam zgjedhur unë, neve na ka zgjedhur politika. Prandaj, thash jam rritur në një përiudhë tranzicioni. Kam jetuar në Kosovën e lirë por jo të pavarur. Çështja prej vitit 2004 kur kam nisur të merrem me politike ka qenë periudhë kritike e shtet ndërtimit, tranzicionit dhe angazhimit për pavarësi”, ka thënë Cakaj.

I pyetur nga Blend Fevizu nëse kujton luftën dhe se ku ka qenë në atë kohë, Cakaj ka thënë se ka jetuar në Prishtinë, por me pas është ndarë nga familja dhe është zhvendosur në Maqedoni.

“E mbaj mend luftën në Kosovë, por sigurisht me kalimin e kohës tjetërsohen kujtimet. Por mbaj mend prej asaj periudhe. Kemi qenë në Prishtinë, më pas familja u nda dhe unë përfundova në Maqedoni. Babai mbeti në Prishtinë pasi ai refuzoi të largohej, ndërsa pjesa tjetër e familjes u zhvendosëm. Me kujtohen fytyrat e ngrysura të prindërve para TV-së që nuk sjelltë lajme të mira”, ka thënë Cakaj ndër të tjerash.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se shteti e…