 
                    Genta Ismajli thotë se dikur i duhej intervenimi i KFOR-it dhe policisë gjatë koncerteve të saj
                05 shkurt 2025
                |  12:20
            
        Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Genta Ismajli, ka kujtuar kohën kur erdhi nga Amerika në Kosovë për të nisur karrierën e saj në muzikë.
Ajo kujtoi se si fansat e saj ishin të “çmendur” për ta parë nga afër, madje tha se i duhej intervenimi i KFOR-it dhe policisë në koncertet e saj.
Në bisedën e saj me Heidi Lushtakun, artistja po ashtu tha se shpesh u detyrua të kalonte maleve për t’u larguar nga adhuruesit.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        