Gentrit Shala, djali i Dr. Hafir Shalës: “Na ka ardhur laku në fyt, heshtja nuk është më opsion”

29 mars 2026 | 22:16

Na ka ardhur laku në fyt. Mjaft është mjaft. Heshtja nuk është më opsion. Kushdo që prek të vërtetën tonë, kushdo që fyen gjakun e derdhur dhe sakrificën për liri, do të përballet fuqishëm dhe pa kompromis.

Po flasim për njerëz që u vranë, u masakruan, u dogjën të gjallë. Për gra të dhunuara, për fëmijë që nuk u rritën kurrë, për familje të tëra që u shuan nga faqja e dheut. Po flasim për gjakun që u derdh për liri, për sakrificën që nuk matet me asgjë, për plagët që ende kullojnë dhe nuk janë mbyllur.

Dhe sot, në vend që kjo sakrificë të ruhet si e shenjtë, dikush guxon ta relativizojë, ta shtrembërojë dhe ta njollosë. Guxon të hedhë hije mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbi çdo njeri që dha gjithçka për këtë vend. Kjo është fyerje e rëndë ndaj gjakut të derdhur dhe ndaj kujtimit të atyre që nuk janë më.

Këto narrativa nuk janë më rastësi. Janë agjendë e pastër. Dhe kur një agjendë e tillë gjen hapësirë në Kosovë, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi ata që e promovojnë por edhe mbi ata që zgjedhin të heshtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nezir Kraku, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për skandalin…