Gerrardi i tregon derën Eros Grezdës

21 shtator 2019 | 14:51

Eros Grezda është dënuar nga klubi i tij.

Ai ka bërë një gjest jo të hijshëm në ndeshjen e Ranger U-21 kundër Ballymena United.

Grezda u paraqit si titullar por në një moment humbi toruan dhe pështyu kundërshtarin e tij. Andrew Burns.

Trajneri i skuadrës së Ranger, Steven Gerrard ka folur rreth kësaj çështje.

“ I kemi treguar situatën e tij dhe i kemi thënë të gjejë një klub tjetër që ta tregojë veten. Jemi përpjekur ta mbajmë në formë duke i dhënë mundësinë të luaj. Nëse sillesh në atë mënyrë nuk ka vend në këtë klub. Askush që vesh fanellën e Rangers nuk sillet ashtu, do të ketë masë disiplinore ndaj tij. Do të ulem ballë për ballë me të për të marrë edhe versionin e tij. Nuk ka vend për të në fushë nëse është fajtor”, tha Gerrard.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë…