Gërvalla: Asociacioni ka vdekur

24 janar 2023 | 13:38

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në sytë e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka vdekur, kjo pasi që sipas saj Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se 23 nenet e kësaj marrëveshjeje nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Beogradi vërtet flet për asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që asociacioni të mos ndodhte. Nuk është e mundur të gjesh një qeveri në një botë demokratike që është e gatshme të zbatojë diçka që shkel kushtetutën e saj”, ka thënë Gërvalla në një intervistë për mediumin estonez, “ERR”.

Për Gërvallën, asociacioni një-etnik, të cilën e kërkon Serbi, është një zgjidhje e shekullit 19-të.

Megjithatë, ajo ka shtuar se Kosova është e gatshme të diskutojë për të drejtat e pakicave në rast se edhe Beogradi zyrtar pajtohet në të njëjtën mënyrë të diskutojë për pakicën shqiptare në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Paris besojnë se Leo Messi do të rinovojë kontratën…