Gërvalla del pak në terren, brenda në Kosovë, e uron Bulliqin për fitoren në Podujevë

30 tetor 2025 | 15:05

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka vizituar Podujevën.

Ajo ka njoftuar se bashkë me degën e Partisë Guxo në Podujevë dhe kandidatët për Asamble, vizituan kryetarin Shpejtim Bulliqi, të cilit ia uroi fitoren në Podujevë.

“Urime kryetarit Shpejtim Bulliqit për mandatin e ri në krye të Komunës së Podujevës! Një mandat i merituar, dëshmi e punës së ndershme, përkushtimit dhe rezultateve konkrete që kanë ndryshuar fytyrën e qytetit. Bashkë me degën e Partisë Guxo në Podujevë dhe kandidatët për Asamble, vizituam kryetarin dhe e uruam për vazhdimin e këtij rrugëtimi në shërbim të qytetarëve. Suksese të reja dhe punë të mbarë në këtë mandat të radhës, kryetar Bulliqi!”, ka shkruar në “Facebook” Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas nismës për fuqizimin…